BallinaKryesoreTragjike/ Prindërit dhe foshnja shtypen për vdekje nga shembja e shkëmbit në...

Tragjike/ Prindërit dhe foshnja shtypen për vdekje nga shembja e shkëmbit në plazh (FOTO)

Dy prindër të rinj dhe foshnja e tyre shtatë-muajshe janë shtypur për vdekje kur një copë nga shkëmbi i lartë u shemb mbi ta në një plazh në Brazil.

32 vjeçari Hugo Pereira u vra së bashku me partneren e tij Stella Souza, 33 vjeçe, kjo e fundit e gjetur nën rrenoja e perqafuar me beben qe po përpiqej të mbronte nga gurët.

Foshnja djalë u nxorr i gjallë por vdiq pak më vonë prej plagëve të marra.

Dëshmitarët thanë se familja ishte ulur në rrëzë të masivit shkëmbor në plazhin Pipa në veri të qytetit Rio Grande do Norte, kur shkëmbinjtë u shembën mbi ta.

Edhe qeni i familjes i quajtur Brisa, ngordhi në aksident.

Dëshmitari lokal Igor Caetano tha se u përpoq të ndihmonte viktimat: “Ne nisëm të gërrmonim dhe në fillim gjetëm babain, e më pas nënën e fëmijën. Ajo po e përqafonte beben. Djali i vogël ende merrte frymë kur e gjetëm. Por një doktor që po kalonte nuk arriti ta shpëtonte”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular