BallinaAktualitet“Asnjë nuk do lejohet të kalojë”/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm: Ja...

“Asnjë nuk do lejohet të kalojë”/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm: Ja deri kur do qëndrojë mbyllur Kapshtica

Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular