BallinaKryesoreAudienca rekord në emision, Basha falenderon shqiptarët që e ndoqën

Audienca rekord në emision, Basha falenderon shqiptarët që e ndoqën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha si rrallë herë ka reaguar pas një emisioni televiziv, duke falenderuar shqiptarët që e ndoqën.

Mesa duket, Basha ka dalë i kënaqur nga emisioni i kësaj të enjteje, teksa e kanë informuar për shikueshmërinë e lartë që ka patur. E parë kjo si një “betejë” ndërkohë që në një tjetër emision dhe në të njëjtën orë ishte kryeministri Edi Rama, Basha është lumturuar që e ka fituar. Të paktën në rrjetet sociale, shikueshmëria te Basha ka qenë disa herë më e lartë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme pas intervistës time sonte në OPINION. Së bashku ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, ka shkruar Basha menjëherë pas emisionit.

Vlen të kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Basha ka qenë në qendër të një futrune akuzash ndaj tij, akuza të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë në publik, siç janë ato për hetimin e UÇK-së.

Basha shpesh e ka shmangur një përgjjigje shterruese për këto akuza, e mesa duket kjo ka ndikuar që shqiptarët të jenë gjithë “sy e vesh” për të dëgjuar çfarë ka patur për të thëmë mbi këtë çështje, në kontrast me intervistën e Ramës, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë tema e “mërzitshme” e pandemisë.

basha242345.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular