BallinaAktualitetBasha pas takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë: Kryekushti për hapjen...

Basha pas takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë: Kryekushti për hapjen e negociatave, reforma zgjedhore

spot_img
spot_img

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio.

Pas takimit, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka treguar se është diskutuar për situatën e pandemisë së koronavirusit, ndërsa Italia pritet që të ndihmojë Shqipërinë në sigurimin e vaksinës anti-Covid.

‘Një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio’, tha në fillim të fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.

‘Falënderova Ministrin për ndihmën që na ka dhënë shteti italian gjatë kësaj pandemie.

I kërkova që të bëjë gjitchcka që Italia mike të sigurojë akses për vaksinat anti-Covid që do jenë në përdorim. Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID.

Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t’i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne’, tha Basha.

Ndërsa duke folur në lidhje me dështimin për integrimin e vendit, Basha është shprehur se ‘për herë të shtatë në 7 vite Shqipëria rrezikon një JO tjetër në procesin e integrimit për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Reforma zgjedhore, kryekushti i hapjes së negociatave, u zhbë në mënyrë të njëanshme. Pas 25 prillit, qeveria jonë do të lobojë fort për të garantuar fondet që i takojnë një vendi kandidat në të gjithë sektorët’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular