BallinaAktualitetE reja ndërron jetë nga Covid-19 dhe lë pas 13 femijë

E reja ndërron jetë nga Covid-19 dhe lë pas 13 femijë

35-vjeçarja, Sonia Partridge ndërroi jetë për shkak të Covid-19, duke lënë pas 13 fëmijet e saj dhe partneren Kerry Ann. Sonia kishte dy fëmijë të saj dhe Kerry gjashtë, ndërsa pesë të tjerët janë përmes dhuruesit të spermës. Kerry tha se gruaja e saj i donte të gjithë me një pasion dhe se kujdesi për fëmijët pa të do të jetë shumë i vështirë.

Kjo e fundit tha se: “Unë jam duke parë fëmijët e vegjël që vrapojnë përreth sikur asgjë nuk ka ndryshuar dhe është shumë e vështirë të pranosh që ajo kurrë nuk do t’i shohë ata të rriten.”

Ajo tha se Sonia, u dërgua në spitalin Universitar të Qytetit të Tees të premten. Ndërkohë, Kerry ka krijuar një faqe në internet për mbledhjen e parave që nevojiten për varrimin dhe për t’i ndihmuar ata gjatë dimrit, pasi u është dërguar një njoftim dëbimi nga banesa ku jetojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular