BallinaKronikeEMRAT/Breshëria e plumbave ndaj kushërinjve në Bulqizë, identifikohet autori, policia zbardh detaje...

EMRAT/Breshëria e plumbave ndaj kushërinjve në Bulqizë, identifikohet autori, policia zbardh detaje nga ngjarja

Policia e Bulqizës ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një makine.

Policia njofton se është shpallur në kërkim shtetasi B. Z., i cili duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.

Mesohet se iu është bërë atentat dy kushërinjve Shaqir dhe Erlind Tollja, ndërsa autori është shtetasi Besmir Zeneli.

Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.
Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.
Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular