BallinaKryesoreRENDITJA/Anxhela Peristeri triumfon me këngën 'Karma', përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

RENDITJA/Anxhela Peristeri triumfon me këngën ‘Karma’, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021.

Këngëtarja e talentuar mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Peristeri la pas  Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.

Pasi degjoi , diskutoi e debatoi per me shume se 6 ore mbi te gjitha kenget pjesmarrese ne Festivalin e 59 Kombetar te Kenges Juria profesioniste e AMSH e perbere nga 11 anetaret vendosi te shpalle renditjen e plote te 26 kengeve pjesmarrese ne Fest 59 si dhe te ndaje disa cmime qe lidhen me garen muzikore te vitit.

Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Juria pasi i degjoi audio te gjitha kenget e plota si dhe ridegjoi live ne piano te gjitha kenget te luajtura nga Genti Rushi vendosi :

1.Cmimi i “Karieres”- I jepet kompozitorit Flamur Shehu per pjesmarrjen me te madhe si kompozitor ne Festival nder vite.

2.Cmimi “Poezia me e mire” – I jepet z.Pandi Laco per tekstin e kenges “Peng” kenduar nga Davis Xherahu.

3.Cmimi “Muzika me e mire” – i jepet dirigjentit Grid Kraja per kompozimin e kenges

” Valixhja e Kujtimit”

4.Cmimi ” Orkestrimi me i mire”- I jepet kenges ” Vallja e jetes” kenduar nga Kastro Ziso.

5.Cmimi I kritikes- I jepet kenges ” Nene” kenduar nga Viktor Tahiraj me muzike te Artur Dhamos.

6.Cmimi ” Interpretimi me i mire”- pas debatesh te forta Juria vendosi te mos e shpalle tani per tani fituesin por me vone pasi te shohe dal vivo performancen ne Festival , pasi jane me pike te barabarta dy kengetare:

1.Anxhela Peristeri

2.Kamela Islamaj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.
02.Viktor Tahiraj – Nene 266 pike
03.Gjergj Kacinari- Me jep jete 245 pike
04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike
05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike
06.Franc Koruni – E moren boten 135 pike
07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike
08.Sardi Strugaj- Ka per te tber…..97pike
09.Stefan Marena – Meteor 82 pike
10.Xhesika Polo – Me mbron 78 pike
11.Florent Abrashi – Vajze 76 pike
12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike
13.Mirud – Nese vdes 71 pike
14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike
15.Xhiljola Haveniku – E lire 62 pike
16.Kastro Zizo – Vallja e jetes 61 pike
17.Davis Xherahu – Peng 58 pike
18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike
19.Enxhi Nasufi – Njesoj 50 pike
20.Erik Lloshi – Jo 47 pike
21.Evi Reci – Tjerr 29 pike
22.Orgesa Zaimi – Valixhja e k….26 pike
23.Inis Neziri – Pendese 25 pike
24.Fatos Shabani – Ty 13 pike
25.Manjola Nallbani – Ora e jetes 11 pike
26. Era Rusi -Zjarri im 0 pike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular