Stop vitaminave në masë/ Mjekja ngre shqetësimin: Shkaktojnë probleme në organizëm

0

Kur shifrat e të prekurve nga SarsCov2 vazhdojnë të rriten vazhdimisht në vend, profesionistët e shëndetit rekomandojnë që tek rastet e lehta të cilat zënë gati 90%, mjekimet duhet të jenë lehta, duke u këshilluar vetëm terapitë me vitamina dhe antipiretikë në rastin e temperaturës dhe dhimbjeve të trupit.

Në fakt që nga fillimi i pandemisë, farmacitë shqiptare u ndeshën me një fenomen atë të blerjes masive të vitaminave të ndryshme si përgjegjëse për rritjen e imunitetit por edhe të suplementeve të tjerë ushqimore.

Por edhe vitaminat kanë një masë. Konsumatorët bombardohen me informacione shëndetësore duke u thënë atyre se marrja e dozave të larta të disa vitaminave mund të përmirësojë shëndetin e tyre në shumë mënyra.

Mjekja Albana Daka tha në ‘Wake Up’ se marrja e tepërt e vitaminave, suplementeve ushqyes mund të jetë e rrezikshme duke sjellë efekte anësore nga më të lehtat që janë diarre, humbjen e peshës, humbjen e oreksit dhe rrahjet e parregullta të zemrës e deri tek dëmet e mëlçisë. Madje në botë, ndonëse të rralla janë raportuar edhe raste vdekjesh nga mbidozimi me vitamina.

“Padyshim që vitaminat janë shumë të rëndësishme për imunitetin, por nuk janë vetëm në këtë kohë të rëndësishme. Pra, imuniteti është armë jonë më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga sëmundjet në përgjithësi.

Forma më e mirë e marrjes klasike të vitaminave dhe mineraleve është ushqimi. Pra marrja me ushqime është forma ideale.

Disa vite më parë, kur ushqimet nuk ishin te procesuara dhe modifikuara, pjesa më e madhe e vitaminave merrej nga ushqimet, mbi 80 për qind.

Me kalimin e dekadave dhe me fillimin e fast food-ve ka bërë që ushqimet te jenë të pasura me kalori dhe të varfra në vitamina.

Kemi edhe anën e kundërt të marrjes së vitaminave me shumicë, dëmtimin e organizimit. Duhet t’i monitorojmë dhe të shohim nëse kemi nevojë për vitamina dhe minerale.

Në muajt e ftohtë të viti duhen suplementet, por një pjesë e tyre duhet monitoruar.

Nëse ne mëlçinë e ekspozojmë në sasi të mëdha të këtyre vitaminave, atëherë ne do t’i shkaktojmë një dëm që fatkeqësisht pas disa kohësh, mund të jetë edhe i parikuperueshëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në marrjen e sasisë së vitaminave”, sqaroi mjekja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.