BallinaIntervista"Vlora iu është dhënë oligarkëve", Genc Deromemaj: Bujar Leskaj histori suksesi, ka...

“Vlora iu është dhënë oligarkëve”, Genc Deromemaj: Bujar Leskaj histori suksesi, ka sjell frymën e fitores

Partia Demokratike e ka nisur me qarkun Vlorë prezantimin e drejtuesve politikë që do të prijnë në fitoren që do të vij nga zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i PD Lulzim Basha iu ka komunikuar krerëve të degëve të PD në qarkun Vlorën emrin e Bujar Leskajt si drejtuesin politik që do të punojë së bashku me ta, anëtarësinë duke trokitur në derë tek qytetarët dhe sjell fitoren e shumëpritur dhe plebishitare.

Zoti Leskaj një lojtar i fortë politik, një vlonjtë 24 katarësh (kjo në të gjitha leximet dhe gjykimet që dinë të bëjnë vlonjatët), është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe anëtarësia e PD në qarkun Vlorë. Gjatë prezantimit z.Leskaj tha: – “Duke parë juve, entuziazmin tuaj, jam i sigurt se së bashku do t’i japim qytetarëve të Vlorës dhe Partisë Demokratike, rezultatin më spektakolar të 30 viteve demokraci. Të gjithë së bashku do ta shporrim Edi Ramën nga Vlora dhe qeverisja”.

Bujar Leskaj di ta mbaj fjalën, por dhe vlonjatët i besojnë atij, kjo sepse asnjëherë nuk e ka shkelur kontratën me ta.
Fakti që është pritur shumë mirë në Vlorë, Bujar Leskaj, e konfirmon dhe kreu i degës së PD, Genc Deromemaj, në një intervistë eksluzive për startnews.al.
Interesimit tonë se si është pritur emri i zotit Leskaj, kreu i degës së PD ndër të tjera thotë: -“Ai e di si fitojnë demokratët në Vlorë dhe në qark. Për këtë arsye, në strukturat tona, por edhe te qytetarët e thjeshtë, është rritur besimi, ka entuziazëm“. Në këtë intervistë z.Deromemaj flet për situatën në të cilën gjendet Vlora sot si dhe flet për mashtrimet e dy mandateve të tij si dhe ka një mesazh për qytetarët kur jemi vetëm 5 muaj larg nga data kur do të shkohet në kutitë e votimit për t’i dhënë shkelmin Rilindjes nga qeverisja.

Ja si shprehet më tej në këtë intervistë z.Genc Deromemaj
.

Zoti Deromemaj, tashmë është  zyrtare, Bujar Leskaj është drejtues politik i qarkut i Vlorë, një emër i njohur jo vetëm për anëtarësinë por dhe qytetarët. Ka nisur dhe prezantimi, si është pritur ky emërim i kreut të PD Basha në bazë?
Bujar Leskaj është një histori suksesi në politikën e Vlorës. Në zgjedhjet e vitit 2005, kur kandidoi për deputet në qarkun e Vlorës, ai doli fitues dhe ndryshoi raportet e pushtetit jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë! Mjafton ky fakt, për të kuptuar entuziazmin me të cilin është pritur emërimi i z. Basha.
Zoti Leskaj premtoi angazhimin e tij maksimal dhe kërkoi të njëjtën gjë nga baza për të shporrur Ramën nga Vlora dhe qeverisja si dhe dhënë bashkëqytetarëve tuaj dhe PD fitoren më spektakolare të këtyre 30-viteve. Sa të angazhuar janë dhe a ka entuziazëm në strukturat për fitoren më 25 prill?


Përsa thashë më lart, zoti Leskaj ka sjellë frymën dhe erën e fitores. Ai e di si fitojnë demokratët në Vlorë dhe në qark. Për këtë arsye, në strukturat tona, por edhe te qytetarët e thjeshtë, është rritur besimi, ka entuziazëm.
Largimi i Ramës nga Vlora, nga pushteti është emergjencë kombëtare dhe këtë më shumë se kudo, e kuptojnë në Vlorë, këtu kanë ndodhur gjithnjë ndryshimet e mëdha.

Si kryetar i PD Vlorë a mund të na thoni si paraqitet situata në Vlorë sidomos në këto kohë pandemie pasi nga Rama dhe mediat e tij shohim vetëm projekte 3D. Sa realisht Rama duke qenë dhe deputet i saj në nivel lokal dhe qendror dhe pasur të gjitha pushtetet ka bërë për Vlorën?

Mjafton t’u referohesh të dhënave periodike të INSTAT dhe aty mëson se Vlora është në një krizë të madhe ekonomike, nga qytetet më të varfëra të vendit, me nivel të lartë kriminaliteti dhe qytet që po boshatiset me ritme të larta.
Rama ka menduar më shumë të hedh beton në Vlorë, për të pasuruar firmat e tij të preferuara, të cilat çuditërisht “fitojnë” të gjithë tenderat e Vlorës.
E ka dhënë Vlorën, pasuritë që ajo ka te miqtë e tij oligarkë.
Kjo është e vërteta që e dinë të gjithë në Vlorë, të majtë e të djathtë, e vuajnë më shumë bizneset e ndertimit të cilat kanë mbyllur kantieret dhe kanë nxjerrë pa punë dhjetra vlonjatë!

Cilat janë disa nga premtimet e pambajtura të Ramës për Vlorën. Sa mendon se me fitoren e PD Vlora do të ketë realisht vëmendjen e duhur nga qeverisja për një zhvillim të vrullshëm dhe qëndrueshëm?

Shëndetësia falas, punësimi i vlonjatëve, rritja e pagave, efikasiteti i institucioneve të cilat më shumë se kurrë vuajnë nga militantizmi dhe paaftësia, ulja e kriminalitetit, furnizimi 24 orë me ujë, lufta ndaj korrupsionit, zhdukja e fenomenit të hashashizimit në Vlorë, bllokimi prej vitesh të tëra i investimeve në portit vetëm e vetëm për ta dhënë te oligarkët nga Tirana me PPP e shumë e shumë të tjera.

Cili është mesazhi që keni për qytetarët sot afërsisht 5 muaj nga dita kur duhet të shkojnë në kutitë e votimit?

Mesazhi është një dhe vetëm një – Të largojmë qeverinë dhe njeriun më antishqiptar në histori, që i urren shqiptarët ndaj dhe po i varferon dhe largon nga vendi.
Fitorja e PD, e opozitës, do të jetë rikthimi i normalitetit, i shpresës!
Ky Njeri, Kjo Qeveri, Goditjen do ta marri nga Vlora!  startnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular