BallinaAktualitetCovid 'pushton' qytetin e Beratit/ Infektohen mjekë, mësues e policë

Covid ‘pushton’ qytetin e Beratit/ Infektohen mjekë, mësues e policë

Covid ka pushtuar qytetin e Beratit, dhe rastet po përhapen me shpejtësi në çdo institucion vendor e arsimor dhe mes bluzave të bardha në qarkun e Beratit,ndërkohë që edhe në 3 fasoneri janë shfaqur sërish infektimet mes punonjësve.Zyrtarisht sot u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë 14 raste infektimesh në të gjithë qarkun e Beratit,ndërkohë që raste të tjera,të testuara në privat për shkak të vonesës së përgjigjeve,kanë rezultuar pozitivë.

4 janë të infektuarit e sotëm mes radhëve të bluzave të bardha: 1 mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Berat,1 mjek imazherist në Spitalin Rajonal Berat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Berat. Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet arsimore ku: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat dhe 2 mësuese në Urë-Vajgurore,njëra në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe tjetra në gjimnazin “Muhamerr Janina” janë konfirmuar “pozitive” me Coronavirus.

Mes të infektuarve të sotëm me Covid-19 në qarkun e Beratit renditen: 2 Elektriçist, 1 punonjës në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat, 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës, 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat, 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare, 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat, 1 polic në Burgun e Beratit dhe 1 inxhinier kimist në Doganën Berat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular