BallinaBotaMisioni hënor gati për nisje këtë muaj

Misioni hënor gati për nisje këtë muaj

“Chang’e5”, misioni i ardhshëm i programit të Kinës për eksplorimin hënor, pritet të lançohet nga qendra hapësinore “Wenchang”, në provincën Hainan, deri në fund të muajit, bëri të ditur Administrata kombëtare kineze e Hapësirës, shkruan “China Daily”.
Ky është misioni i gjashtë i programit dhe pritet të jetë një nga përpjekjet më të vështira dhe sfiduese hapësinore që Kina ka filluar dhe do të bëhet operacioni i parë hapësinor në botë në më shumë se katër dekada për të sjellë mostra hënore përsëri në Tokë.
Sipas Administratës, misioni pritet të lehtësojnë kërkimet e shkencëtarëve mbi origjinën dhe evolucionin e Hënës.
Sonda u transportua në një port në Wenchang me anije në fund të shtatorit dhe më pas u transportua me kamionë të veçantë në qendrën e nisjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular