BallinaKryesorePafuqia e dukshme e Ramës për të ndryshuar të vërtetën e mashtrimit...

Pafuqia e dukshme e Ramës për të ndryshuar të vërtetën e mashtrimit me viktimat

Nga Red Varaku
Edi Rama njihet për aftësinë e tij për të manipuluar emocionet e njerëzve dhe për të magjepsur dhe çuar peshë zemrat e përkrahësve të tij.
Kjo sepse ai ka qenë prej fillimit një politikan që nuk i është drejtuar kurrë arsyes qytetare, por instikteve shtazarake .
Ndaj, lajmi se ai do t’i drejtohej popullit për të sqaruar akuzën për manipulimin me vdekjet po pritej me interes. Kjo për shkak të sensibilitetit të lartë dhe impaktit që ka ky denoncim tek qytetarët.
Por fjalimi i i tij sonte, që vinte dhe si përgjigje ndaj akuzës më të rëndë të hedhur mbi qeverinë e tij, ishte me të vërtetë një ndër fjalimet më të dobëta me të cilat ai i është drejtuar popullit shqiptar.
Një fjalim i ngjashëm me një hartim të mërzitshëm, ku nuk sqarohej asgjë në lidhje me akuzat e rënda të hedhura mbi qeverinë që ai drejton.
Një fjalim që më shumë i fiku se sa i ndezi shpresat e mbështetësve të tij që ky lajm nuk ishte i vërtetë.
Një përpjekje e dështuar për të manipuluar emocionet e qytetarët, ku ai i drejtohej qytetarëve si viktimë e një sulmi të padrejtë me një leksik të lodhur dhe të shkruar shëmtuar.
Një komunikim i lodhur, që më shumë se një përgjigje zyrtare për akuzat me fakte të opozitës, ishte dhe një urdhër politik për prokurorinë, që ishte koha që ajo të ndërhynte për të zbardhur akuzat.
Në fakt e vërteta është që ai nuk ka asnjë faj që sonte lexonte përmendësh dhe fliste në tym! Asnjë kryeministër nuk mund të përballet me një të vërtetë të tillë.
Dokumenti i publikuar nga kryetari i opozitës ishte një grusht që e ka çuar në knockdown qeverinë.
Ishte një goditje mu në zemër të mashtrimit që bëhej me viktimat e Covid 19.
Ishte një shpullë mbi fytyrat e ngërdheshura të përfaqësuesve të kësaj qeverie që hidhnin valle suksesesh mbi mashtrimin me të vdekurit.
Dokumenti ishte një fakt i pakontestueshëm me data, emra dhe mbiemra të qytetarëve që kanë humbur jetën nga Covid.
Çdo kryeministër i zgjuar nuk do ta bënte kurrë gabimin të dilte para qytetarëve tre ditë me vonesë dhe pa asnjë përgjigje me fakte.
Çdo kryeministër që nuk e ka humbur lidhjen me realitetin do të dilte përballë qytetarëve vetëm pasi të kishte në dorë zbardhjen e ngjarjes nga prokuroria.
Çdo kryeministër që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nuk ka gisht në këtë skandal do të urdhëronte në çast prokurorinë për të zbardhur të vërtetën dhe nuk do priste tre ditë derisa provat të prisheshin.
Por, e vërteta është që pafuqia e tij kësaj rradhe nuk lidhet me paaftësinë e tij për të manipuluar emocionet e qytetarëve.
Ajo lidhet me paaftësinë e tij për tu përballur dhe pranuar një realitet që tashmë të gjithë e hasim dhe shohim për ditë kudo.
Ajo lidhet me paaftësinë e tij për të pranuar që ka dështuar, dhe ka dështuar si askush tjetër gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular