BallinaLifestyleVIDEO/Brenda festës së pazakontë të Bes Kallakut në 35-vjetorin e tij të...

VIDEO/Brenda festës së pazakontë të Bes Kallakut në 35-vjetorin e tij të lindjes

Për këtë 35-vjetor, Bes Kallaku zgjodhi që festën ta lidhte me fshatin ku është rritur, pra me Bubqin.

I gjithë ambienti është përshtatur me jetën në fshat, pasi nuk mungojnë topat prej bari e as domatet e fshatit.

Në një nga fotot e publikuara në rrjete sociale, aktori i humorit ka pozuar bashkë me vajzën, Ajkën dhe bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezajn, dhe në sy bie look-u që ata kanë zgjedhur, i cili i përshtatet atmosferës së krijuar.

Besi u kujdes që të mbante edhe një fjalim të bukur për të gjithë të ftuarit gjatë kohës që në krahë kishte Ajkën.

Aktori falënderoi të gjithë miqtë dhe nuk harroi të theksonte edhe Bubqin, për të cilin shprehet se e bëri katunarin më të famshëm dhe se ai e bëri atë fshatin më të famshëm.

Ndërkohë, Xhensila zgjodhi që ditën e djeshme ta uronte bashkëshortin e saj nëpërmjet një dedikimi romantik që i bëri krah fotove të realizuara në të kaluarën, të cilat i postoi në Instastory.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular