BallinaAktualitetVIDEOT/"Ujrat e zeza pushtojnë Kukësin", Arif Rexhmati: Safeti propogandë  me yjet komuniste,...

VIDEOT/”Ujrat e zeza pushtojnë Kukësin”, Arif Rexhmati: Safeti propogandë  me yjet komuniste, dita e llogaridhënies për hajdutët po afron!

“Në Kukës bëhet veç propogandë dhe jo punë. Realiteti i Rilindjes në Kukës është propaganda e Safetit me yjet komuniste të ndezura në sfondet e reklamave, pas të cilave fshihen vjedhjet spektakolare të fondeve shtëtërore! 25 prilli do ju japë dënimin e merituar hajdutëve të Rilindjes!”. Eshtë ky denoncimi i kryetarit të Partisë Demokratike në Kukës Arif Rexhmati bërë në rrjetin social FB ndaj kryebashkiakut në detyrë Safet Gjici. Më këtë rast, z.Rexhmati denoncon shpërthimin e ujërave të zeza në dy lagje të qytetit, ku sipas tij Bashkia Kukës nuk është aspak në detyrat funksionale.
“Ky top i ngelur në mes ujërave të zeza në lagjen Bozhë të qytetit Kukës është i një fëmijë që endërron kënd lojërash, rrugë të shtruara, shkolla me ngrohje , kanalizime dhe pastërti gjëra të cilat ka tre muaj që kërkohen nga 30 familje të kësaj lagjeje! Realiteti i Rilindjes në Kukës është propaganda e Safetit me yjet komuniste të ndezura në sfondet e reklamave, pas të cilave fshihen vjedhjet spektakolare të fondeve shtetërore! Dita e llogaridhenies po afron! 25 prilli do ju japë dënimin e merituar hajdutëve të Rilindjes!”- thonë në një nga denoncimet e tij z.Arif Rexhmati, kreu i PD Kukës.
Në një tjetër denoncim pak ditë parë shefi i opozitës lokale në Kukës shkruan në rrjetin social FB: -“Banoret e Lagjes se Re në Kukës kanë mbi 10 dite që kutërbojnë erën e keqe të ujerave të zeza që kanë vërshuar nëpër rrugë. E si mund te ndodhte ndryshe,  kur stafi i SHA Ujësjellës Kanalizime Kukes me të gjitha mjetet ështe vënë në dispozicion të të emëruarit të Ramë në Kukës për ti dërguar  në shtepi ujin që po i grabisin lagjes Gjanë në Bushtricë?! Hajduteve  të ujrave, pyjeve, mineraleve, fondeve publike po u vjen fundi! Koha  për të reaguar, për të vepruar për interesat e komunitetit , pë më shumë investime dhe mbështetje për qytetarët dhe jo për pushtetarët!. Koha të mbështesim PD-në dhe Lulzim Bashën! Për ditë më të mira!”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular