BallinaOP EDBasha, pas sulmeve të fundit konfirmohet si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Basha, pas sulmeve të fundit konfirmohet si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Kur po mbushet një vit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dhe qytetarët shqiptarë të dëmtuar vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra e nuk kemi asnjë pallat të ristrukturuar e asnjë të ri të perfunduar, kur shumica e të dëmtuarve nuk e dinë akoma fatin e shtëpive të tyre, Rama sposton vëmendjen e opinionit publik, tek një kasetë e nuk merret me problemet e mëdha që po kalon vendi në këto momente shumë-krizash, ekonomike, shëndetësore dhe istitucionale.

Në muajt e fundit të mandatit, Rama ndodhet në një krizë të thellë politike ekzistenciale. Tërmeti dhe Pandemia i dhanë goditjen e fundit kryeministrit që përqendroi në duart e tija të gjitha pushtetet politike, ligjvënëse dhe ekzekutive, mediatike dhe ekonomike, pushtetin lokal dhe qëndror.

Ëndrra e tij për të vendosur pushtetin autokratik të tipit Putin-Lukashenko në Shqipëri, dështoi me rastin e sulmeve ndaj presidentit Meta, i vetmi institucion jashtë kontrollit të Ramës, kur Komisioni i Venecias e quajti të drejtë vendimin për zgjedhjet lokale moniste dhe komisioni për hetimin e presidentit u shkri me turp.

Rama e ka kuptuar se për dëmet që i ka shkaktuar në këto tetë vite Shqipërisë, do të ndëshkohet rëndë nga shqiptarët dhe vota e tyre.

Disa muaj më parë parlamenti monist i Ramës, votoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, pa përfillur marrëveshjen e firmosur pak kohë më parë me partitë e tjera parlamentare dhe jo-parlamentare, në mjediset e ambasadës amerikane. Me arrogancën e bosit të Shoqërisë Piramidale, i bindur se i ka blerë të gjithë me koncesione, vende pune, subvencione me taksat e shqiptarëve, të mediave në shërbim të tij dhe nga ana tjetër duke kërcënuar ato që e kritikojnë, përndryshe e pësojnë si Agon Channel i mbyllur, për të cilin Shqipëria do të paguajë 120 mln euro gjobë, ai po e largon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai nuk mori parasysh vërejtjet e ndërkombëtarëve përfshi Komisionin e Venecias, për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për mediat, duke i injoruar ata.

Kryeministri shqiptar duke qënë në krizen më të thellë në karrierën e tij politike, ka përdorur si amplifikues të gjitha mediat e oligarkëve të PPP, për një histori që hedh dyshime mbi figurën e Bashës, inskenimi diletant e qesharak i së cilës është ofendues për zgjuarsinë e të gjithë shqiptarëve dhe, jo humane në përdorimin e një personi me trauma të thella të shkaktuara nga krimet e regjimit fashist serb.

Lexo edhe :  Basha insiston: Rama fsheh viktimat e koronavirusit, kemi për detyrë t’i denoncojmë

Ai kërkon të largojë vëmendjen nga problemet reale të vendit: rritja e papunesise, rënia ekonomike, rritja e korrupsionit dhe e narkotrafikut të drogës dhe braktisja e vendit nga qytetarët shqiptarë, një pjesë e këtyre problemeve janë krijuar nga qeveria e tij.

Sulmeve të fundit me regji amatorësh nga Rama dhe mediat që janë në shërbim të tij, Basha u është përgjigjur me kompetencë e trasparencë bindëse në demaskimin e një strategjie të fshehjes së krizave politike të akumuluara nga qeveria e majtë.

Rama është politikani më i dëmshëm dhe antishqiptar, me dije e pavetëdije ai i shërbeu politikës së Aleksandër Vuçiç, këshilltarit të Milosheviqit dhe pjesmarrësit në genocidin kundër kosovarëve, duke e trajtuar në bisedime dhe takime dypalëshe si një mik i privilegjuar i qeverisë së tij, duke i ndezur të gjitha dritat drejt atij e duke e prezantuar si një viktimë e konfliktit Kosovë-Serbi, pa përmendur kurrë në bisedimet dypalëshe, që mbi një milionë shqiptarëve që u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u vranë mbi 12 mijë persona, shumica shqiptarë, mes tyre 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra si dhe 1600 persona janë akoma të zhdukur edhe sot.

Të gjitha dështimet e tij, ai kërkon t’i mbulojë me sulme kundër kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, Lulzim Basha i cili të gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar në shërbim të çështjes së Kosovës dhe mbrojtjes dhe njohjes së shtetit të ri shqiptar dhe në shërbim të kombit tonë dhe bashkimit të tij, gjë e cila shërbëtorët e Serbisë brenda dhe jashtë vendite e shohin si një pengesë në qëllimet e tyre antishqiptare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular