BallinaAktualitetGjoba të ftuarve të Bes Kallakut në Kamëz/Mes tyre Ilir Meta, Kryemadhi...

Gjoba të ftuarve të Bes Kallakut në Kamëz/Mes tyre Ilir Meta, Kryemadhi dhe kryebashkiaku i PS

Policia nuk është mjaftuar me gjobitjen e pronarit të lokalit në Laknas që kishte prenotuar humoristi Besian Kallaku me rastin e 35 vjetorit të tij, por ka piketuar një për një të gjithë të ftuarit për t’i gjobitur.

Mes tyre, siç duket nga fotot ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Ersekë, Erion Isai, përveç personazheve të tjera të njohur.

“Në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19” thuhet në njoftimin e policisë ku njoftohet se janë pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular