BallinaAktualitetKaosi tek Infektivi/Lihen në mëshirë të fatit personat që kërkojnë të bëjnë...Denoncimi...

Kaosi tek Infektivi/Lihen në mëshirë të fatit personat që kërkojnë të bëjnë…Denoncimi i të riut…

Gjendje e vështirë në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, në një video të publikuar nga ‘JOQ’ tregohet kaosi dhe tortura që kalojnë pacientët dhe personat që kërkojnë shërbime të tjera shëndetësore.

Personi që ka dërguar videon ka denoncuar rastin e nënës së tij që ka 4 orë që po pret të kryej dializën sepse nuk i ka dal përgjigja e tamponit të koronavirusit.

“Mamit nuk i ka dal përgjigja e tamponit për koronavirus dhe pret për të bërë dializën, ajo ka 4 orë në ambulancë dhe spitali nuk po bën asgjë, tani ka kërkuar që të largohet sepse nuk pret dot më.”

Në video shihet edhe reagimi i policisë të cilët kanë kërkuar ndaj personit të mos filmojë ngjarjen.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular