BallinaUncategorizedKina do vazhdojë të mbështesë zhvillimin e APEK-ut

Kina do vazhdojë të mbështesë zhvillimin e APEK-ut

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping  në videotakimin e 27-të jozyrtar të liderëve të APEK-ut te mbajtur ne fundjave ,nenvizoi se :“Rajoni i Azi-Paqësorit duhet të mbështetë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me OBT-në në thelb, të vazhdojë të nxitë integrimin ekonomik të rajonit dhe të krijojë sa më parë zonën e tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit. Kina e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) dhe po shqyrton aktivisht pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Gjithanshme dhe Progresive të Trans-Paqësorit .

ShareAi shtjelloi në mënyrë të gjithanshme konceptin e formimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit duke theksuar se misioni i rëndësishëm i APEK-ut është hapja e perspektivës për bashkëpunim pas vitit 2020.

Në takim u miratua “Vizioni i Putrajaya-s i APEK-ut 2040”, ku thuhet: “Ne parashikojmë që deri në vitin 2040 do të formohet një bashkësi me fate të përbashkëta e Azi-Paqësorit me hapje, gjallëri, elasticitet dhe paqe.”
Ky vizion i ri do të jetë dokumenti kornizë për bashkëpunimin e APEK-ut në 20 vjetët e ardhshëm.
Presidenti  kinez vuri në dukje  se duhet të këmbëngulet te rritja inovative, ndërlidhshmëria dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Këta tre faktorë janë të rëndësishëm për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit.
Xi u shpreh gjithashtu në mënyrë të vendosur: “Kina do të vazhdojë të mbështetë zhvillimin e APEK-ut, të fokusohet te rajoni i Azi-Paqësorit, të zhvillojë Azi-Paqësorin dhe të sjellë përfitime për Azi-Paqësorin. Kina do të shfaqë qëndrimin e saj, si edhe do të ndërmarrë veprime konkrete, për krijimin bashkërisht të bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit.”
Si rajoni më i fuqishëm dhe më aktiv në rritjen ekonomike të botës, formimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit ka lidhje të ngushtë mbi zhvillimin rajonal, në të mirë të popujve e të së ardhmes së botës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular