BallinaAktualitetOBSH ngre alarmin: Rrezikohemi nga një valë e tjetër e koronavirusit vitin...

OBSH ngre alarmin: Rrezikohemi nga një valë e tjetër e koronavirusit vitin e ardhshëm

Europa do të përballet me një valë të tretë të koronavirusit në pranverën e vitit 2021. Kështu parashikon David Nabarro, i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19.

Nabarro deklaroi se kjo do të ndodhë nëse qeveritë i përsërisin masat, që sipas tij, ishin dështim për parandalimin e valës së dytë të infeksioneve.

“Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.

Në Europë nivelet infeksioneve që tani po rriten përsëri. Gjermania dhe Franca raportuan të shtunën 30 mijë raste së bashku, Zvicra dhe Austria po raportojnë mijëra raste çdo ditë, derisa Turqia regjistroi një rekord prej 5,532 rasteve të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular