BallinaAktualitetPandemia në Greqi/Rekord të vdekurish në 24 orë, në Selanik improvizohet spitali...

Pandemia në Greqi/Rekord të vdekurish në 24 orë, në Selanik improvizohet spitali në parking

Autoritetet greke kanë raportuar për 103 vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë janë regjistruar 1498 raste pozitive, ndërsa në intubim janë 540 pacientë.

Koordinatorja dhe drejtoresha e klinikës së mushkërive të spitalit “Sotiria”, Mina Gaga, duke folur sot për MEGA, tha se Greqia Veriore është në një situatë shumë të vështirë.

Ajo vuri në dukje se ndërsa pacientët me covid shtohen, spitalet vazhdojnë të ngarkohen. Një fenomen shqetësues në Greqi është humbje e personave në moshë të re dhe pa sëmundje.

Sot në parkingun e Spitalit Ushtarak në Selanik është ngritur një spital i lëvizshëm, i cili është i pajisur me shtretër dhe ventilatorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular