BallinaAktualitetPërgjaket e diela, 3 viktima në aksidente në rrugët e vendit

Përgjaket e diela, 3 viktima në aksidente në rrugët e vendit

Pasditja e kësaj të diele ishte fatale për aksidentet në rrugët e vendit.

Fillimisht rreth orës 15.00 në dalje të Tiranës, një 68-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur, pasi shoferi i automjetit me të cilin udhëtonin humbi kontrollin e makinës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, në një zonë e cila është kantier ndërtimi.

Më pas një këmbësor u përplas për vdekje në afërsi të një karburanti, në Ishull Lezhë.

Ndërsa rreth orës 18:40, në bajpasin Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës” një makinë përplasi për vdekje një këmbësor 59 vjeç me iniciale S. S.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular