BallinaKronikeQëllohet me armë 23 vjeçari në Fier, kush është i riu i...

Qëllohet me armë 23 vjeçari në Fier, kush është i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

Një person ka mbetur i plagosur dy ditë më parë në Fier, pas një konflikti per motive të dobëta.

Për tentativën e vrasjes, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 27 vjeçar, dhe ka proceduar  penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për shtetasin Elvis Krasniqin, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin Endri Meçalliu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe  proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular