BallinaKulture“U shkëput një gjerdan i kinemasë”- Reshat Arbana për ndarjen nga jeta...

“U shkëput një gjerdan i kinemasë”- Reshat Arbana për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur: Lajm i trishtë për artin

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzos.

Në një prononcim për News24, Arbana tha se Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

 “Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

Muharrem Fejzo ishte prej 2 javësh i shtruar në një spital në Itali, ndërsa ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular