BallinaKronikeE rëndë! 34 vjeçarja shqiptare vdes 3 javë pas lindjes, mediat italiane...

E rëndë! 34 vjeçarja shqiptare vdes 3 javë pas lindjes, mediat italiane japin detaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën  Musile di Piave, pasi një grua, 34-vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë.

Mediat italiane raportojnë se shkak i vdekjes së saj është hemorragjia cerebrale. Viktima, Hazbije Seferi Sinameta ishte bërë nënë për herë të tretë, më 3 nëntor.

Ngjarja

Rreth dhjetë ditë pas lindjes, Hazbija kishte ndjerë dhimbje të forta koke, derisa në një moment kishte humbur edhe ndjenjat.

Ajo u transportua në spital ku mjekët konstatuan hemorragjinë cerebrale dhe situata u përkeqësua duke i marrë jetën gruas.

Hazbije Seferi Sinameta prej vitesh banonte me familjen e saj në Bosco. Përveç burrit, ajo la pas edhe dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë, më 3 nëntor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular