BallinaUncategorizedEMRI/Joe Biden ka gati emrin për Sekretarin e Shtetit. Ja kush pritet...

EMRI/Joe Biden ka gati emrin për Sekretarin e Shtetit. Ja kush pritet të nominohet

Mediat të ndryshme amerikane raportojnë se Presidenti i zgjedhor Joe Biden është gati të nominojë Antony Blinken si Sekretar Shteti

Shefi i shtabit i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha të dielën se Biden synonte të fillonte zbulimin e anëtarëve të Kabinetit të tij ditën e martë dhe Blinken pritet të jetë ndër nominimet e para.

Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët.

Emërimi i Blinkenit, që është raportuar fillmisht nga Bloomberg dhe më vonë është konfirmuar edhe nga media tjera, vjen teksa Biden vazhdon të zgjerojë administratën e tij, pavarësisht tentimeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Jake Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular