BallinaKronikeFOTO/Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua për aksidentin...

FOTO/Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua për aksidentin te “Shkalla e Tujanit”

Një aksident me dy të vdekur është regjistruar pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit. Mjeti me drejtues Neki Kaloshi po udhëtonte me babanë Besnik Kaloshi, nënën Defha Kaloshi dhe fqinjin Hider Daci.

Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin makinës duke dalë nga rruga, për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme fqinji Hilder Daci. Ditën e sotme është raportuar dhe ndarja nga jeta e Defha Kaloshi.

Policia ka bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit hoxhë Neki Kaloshit. Imami Ahmed Kalaja, përmes një postimi në facebook, kërkon nga ndjekësit e tij që të luten për hoxhën Kaloshin, i cili ka humbur nënën dhe fqinjin e tij.

Postimi i Ahmed Kalasë në Facebook

Hoxha i nderuar edhe vëllai ynë Neki Kaloshi pas një aksidenti; humbi nënën e tij edhe komshiun e tij; ndërkohë që babai ka dalë nga rreziku për jetën.

Ai vetë është jashtë çdo rreziku për jetën Elhamdulilah. Bëni dua për nënën e tij!

Bëni dua për fqinjin e tij! Bëni dua për familjen e tij!

Bëni dua për Nekiu ta kalojë këtë sprovë këtë hall me durim!

Gazeta Shqip

Mos keni frikë, kapacitet spitalore janë

Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua

Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua

Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua

Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua

Humbi nënën dhe fqinjin, kush është hoxha që u arrestua

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular