BallinaAktualitetGjen foton e fëmijëve te Instagrami i Ramës/Pedagogu: Askush s´më mori leje,...

Gjen foton e fëmijëve te Instagrami i Ramës/Pedagogu: Askush s´më mori leje, e përdori për propogandë

Pedagogu Arlind Qori, i cili tregohet shumë i rezervuar sa i takon jetës private, është gjendur përballë faktit se fotoja e fëmijëve të tij te pema e vitit të ri në Tiranë, është hedhur në Instagramin e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qori shprehet se askush nga stafi i kryeministrit nuk i ka marrë leje për përdorimin e imazhit të fëmijëve, të cilin ishte kujdesur gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbante larg vëmendjes së rrjeteve sociale.

“Për të ruajtur njëfarë privatësie dhe për të mos hedhur grepin e lehtë të gjuajtjes së pëlqimeve në rrjetet sociale, deri më sot nuk kam postuar asnjë foto të fëmijëve të mi. Po ç’të shoh?! Sonte – pa kërkuar leje dhe pa grimë etike – imazhin e tyre e ka përdorur për propagandë ai që nuk ndalet përpara asgjëje.

Amla dhe Blini, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijë të bukur. Por nuk është më e tillë Shqipëria që Edi Rama dhe sëra e tij e kanë përçudnuar si mos më keq”, shkruan Qori në postimin e tij në rrjetet sociale.

Fotoja e postuar në Instagramin e Ramës:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular