BallinaKryesorePandemia/A do mbyllen shkollat? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik

Pandemia/A do mbyllen shkollat? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik

Komiteti i ekspertëve të pandemisë së COVID-19 në vend ka dalë sot sërish para mediave për të folur për situatën në vend si dhe për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli tha se beteja me COVID-in nuk është thjesht betejë spitalore duke kërkuar nga të gjithë zbatimin e masave.

E pyetur për një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar, Rakacolli tha se vëmendja për shkollat ka qenë gjithnjë prioritet dhe se për momentin nuk po diskutohet kjo gjë pasi mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi është orientim edhe nga OBSH.

“Ashtu sikurse ne e kemi vënë në dije gjatë këtyre dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që ka pasur hapja e shkollave në rëndim të pandemisë.

Mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve është dhe orientimi që jepet së fundmi nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, në një nivel të qëndrueshëm nuk e diskutojmë për momentin sot, por e ndjekim në 24 orë situatën. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë, po. Ajo që ne kemi parasysh është mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi”, deklaroi Rakacolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular