BallinaIntervista"Saranda e braktisur dhe projektet e PD", Hariz Mema: Bujar Leskaj strateg,...

“Saranda e braktisur dhe projektet e PD”, Hariz Mema: Bujar Leskaj strateg, frymëzim fitoreje

Partia Demokratike ndonëse ende nuk ka nisur fushatën dhe caktuar të gjithë drejtuesit politikë, duket se në qarkun Vlorë është pararojë, duke qenë se motorët e fushatës thuajse janë ndezur. Caktimi i drejtuesit politik, një emër me peshë në qark, një politikan rrace, një personalitet i padiskutueshëm dhe i pranueshëm tek anëtarësia dhe veçanërisht qytetarët ka bërë që të startohet drejt fitores së padiskutueshme dhe plebishitare të 25 prillit.
Bujar Leskaj është pritur mjaft mirë nga anëtarësia e degëve të Partisë Demokratike të qarkut Vlorë. Kjo u konfirmua nga kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, sikurse sot në këtë intervistë eksluzive për startnews.al


Kryetari i PD Sarandë Hariz Mema pohon faktin se ardhja e z.Leskaj në Vlorë është një zgjedhje e mençur e Bashës si dhe ish-deputeti dhe ish-ministri i PD, së fundmi ish-kreu i KLSH shihet nga qytetarët si një frymëzim fitoreje dhe si një strateg që të con drejt saj. Në vijim të intervistës z.Mema flet për Sarandën nën qeverisjen Rama si dhe projektet zhvilluese sipas tij që do të ndodhin me Bashën kryeministër.
Ja si përgjigjet me tej në këtë intervistë për startnews.al, kreu i PD Sarandë Hariz Mema.
Zoti Mema, tashmë është zyrtare, Bujar Leskaj është drejtues politik i qarkut  Vlorë, një emër i njohur jo vetëm për anëtarësinë, por dhe qytetarët. Ka nisur dhe prezantimi zyrtar, si është pritur ky emërim i kreut të PD Basha tek strukturat e PD, por dhe qytetarët në Sarandë?
Përzgjedhja e z.Leskaj si drejtues politik i PD për qarkun Vlorë është një vendimarje e studiuar mirë nga Kryesia e PDSH si dhe Kryetari Lulzim Basha pasi me të vërtetë është një figurë e spikatur, me një formim të lartë, por edhe në të kaluarën me një përvojë të konsideruar në fushata elektorale. Përzgjedhja e z.Leskaj ka frymëzuar edhe më shumë strukturat dhe anëtarësinë e PD Sarandë dhe gjithë qarkut Vlorë besoj unë. Madje një impakt pozitiv ka edhe tek qytetarët e thjeshtë, bizneset që kërkojnë ndryshimin e klimës politike, ekonomike dhe të bërit biznes!
Zoti Leskaj ka premtuar angazhimin e tij maksimal dhe kërkoi të njëjtën gjë nga baza për të punuar fort dhe shporrur Ramën nga qarku Vlorë dhe qeverisja,  si dhe dhënë bashkëqytetarëve tuaj dhe PD fitoren më spektakolare të këtyre 30-viteve. Sa të angazhuar janë dhe a ka entuziazëm tek anëtarësia për fitoren më 25 prill ?
Siç e theksova edhe me sipër, në Sarandë me ardhjen e Bujar Leskajt si drejtues politik vihet re një entuziazëm kudo, legjitim ky, jo vetëm tek struktura, pra anëtarësia, por veçanërisht tek qytetarët e thjeshtë që nuk ndihen të qeverisur nga kjo qeveri, madje ndihen të vjedhur!
Si kryetar i PD Sarandë a mund të na thoni si paraqitet situata në zonën tuaj sidomos në këto kohë pandemie pasi nga Rama dhe mediat e tij shohim vetëm projekte 3D. Duke qenë dhe deputet i qarkut të Vlorës duke patur dhe pushtetin në nivel lokal dhe qendror sa ka bërë Rama për Sarandën?
Ashtu si në gjithë Shqipërinë edhe në Sarandë punët e qeverisë kanë të vetmin bilanc pozitiv, vjedhjen! Edhe ato pak investime që kanë bërë në Sarande nuk gjen një tender që të jetë bërë me garë, madje janë të njëjtit individ që përfitojnë nga këto tendera.
Mjafton të shikosh tenderin e rivitalizimit të Bulevardit të Sarandës dhe do kuptosh se si mafia shtetërore i organizon këto tendera, konçesionin e portit të mallrave dhe peshkimit, ish-marinës, aksi i rrugës Kardhiq -Sarandë etj. Ditët e fundit kemi denoncuar edhe tenderi e pastrimit nga Bashkia i cili është bërë pa garë dhe me çmim limit si çdo tender që kryhet nga banda e veshur me pushtet dhe që i ka shtrirë tentakulat e veta edhe në pushtetin vendor me Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak të emëruar gjithashtu dhe jashtë funksionit.
Cilat janë disa nga premtimet e pambajtura të Ramës për Sarandën. Sa mendoni se me fitoren e PD Saranda do të ketë realisht vëmendjen e duhur nga qeverisja për një zhvillim të vrullshëm dhe qëndrueshëm?
Po përmend disa nga premtimet që ne i kemi identifikuar si problematike dhe që do t’i kemi në prioritet në qeverisjen e PD! Investimet në infastrukturë janë premtim i pambajtur nga qeveria Rama dhe që është emergjente që të përfundojnë, si segmenti Kardhiq-Sarandë, ku edhe pse është trefishuar shifra e tenderimit përsëri nuk i kanë kushtuar rëndësi, por për qytetarët e zonës është emergjente pasi shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën dhe qytetet e tjera.
Investimet në bujqësi do të kenë një vëmendje të veçantë nga qeveria Basha. Zona jonë ka një bujqësi të zhvilluar fal investimeve të qeverisë Berisha dhe që ka dhënë efekte shume pozitive dhe të ardhura të konsiderueshme për familjet fermere. Po ashtu edhe për blegtorinë do të ketë vëmendjen që meriton. Politika favorizuese për turizim pasi është fusha më e rëndësishme për zonën tonë, por që përveç taksave mbytëse të qeverisë Rama nuk ka pasur asnjë politik lehtësuese për këtë industri si nga pushteti qendrorë ashtu dhe nga ai lokal.
Po ashtu peshkimi është një industri e konsiderueshme dhe që meriton vëmendje pasi janë një numër i konsiderueshëm familjesh të punësuar dhe është ekonomi ndihmëse jo vetëm për peshkatarët, por edhe për turizmin.  Biznesi në tërësi do të ketë vërtet një vëmendje të veçantë pasi është sektori më i persekutuar i kësaj qeverie që po përpiqet t’i marri dhe qindarkat e fundit dhe çojë drejt falimentit. Me taksën e sheshtë 9%  të premtuar nga lideri ynë, kreu i PD z.Basha dhe pullën treguese të pagesës së taksave që do të ngjitet në derën e dyqanit do të çlirojë nga bandat e taksidarëve çdo biznes serioz në të gjithë territorin. Këto dhe shumë fusha të tjera meritojnë vëmendjen e një qeverisje të përgjegjëshme,  siç janë; arsimi, shëndetësia, rendi dhe siguria. Qeveria Basha do t’i jap mbështetje rinisë sigurisht do të ketë politika për një arsimim me standarde evropiane, por edhe garanci për punësim pas përfundimit të studimeve dhe një klimë më shpresëdhënëse për këtë kategori se mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane në vendlindje, pra këtu në Sarandë. Fal formimit të liderit tonë z.Lulzim Basha dhe ideve e qëndrimeve perëndimore na ka mundësuar që qytetarët të shikojnë PD-në si shpresë për t’i dhënë fund trazicionit dhe për të nisur rrugën e vërtet europiane.
Cili është mesazhi që keni për qytetarët sot afërsisht 5 muaj nga dita kur duhet të shkojnë në kutitë e votimit?
Me plotësimin e ekipit elektoral dhe aleancës me qytetarët, 25 prilli do të kthehet një makth për Edi Ramën dhe bandën e tij dhe një shpresë për shqiptaret me PD-në në pushtet dhe Lulzim Bashën Kryeministër. I bëj thirrje çdo sarandioti, çdo qytetari të qarkut Vlorë, madje çdo shqiptari që të bashkohen me opozitën, të largojmë Edi Ramën këtë të keqe që ka pllakosur vendin. Pa largimin e tij ky vend do të shkoj keq e më keq. Ndaj më 25 prill të shkojmë në kutitë e votimit  të gjithë së bashku të sjellim fitoren plebishitare të PD, sikurse ne të qarkut Vlorë me drejtuesin politikë, me një eksperiencë të jashtëzakonshme politike dhe administrative, Bujar Leskajn.
Ju falenderoj për intervistën dhe ju përshëndes!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular