BallinaPolitikeEMRAT/Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjedh drejtuesit e ri në 5 degë

EMRAT/Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjedh drejtuesit e ri në 5 degë

Teksa fushata është pas dere, Forumi Rinor i Partisë Demokratike është gati t’i bashkohet partisë në betejën më të fortë të këtyre 30 viteve, kundër ologarkisë, kundër një qeverisjes krejt të papërgjegjshme, një qeverisje që nuk e ka fare në fokus qytetarin. Ndaj për këtë ka nisur dhe riorganizimi në disa degë aty ku është menduar që puna duhet të avancojë më tej me bashkim energjish. Kështu kreu i FRPD Belind Këlliçi ka asitstuar në zgjedhjen e krerëve të rinjë.
Në rrjetin social FB, Këlliçi njofton zgjedhjet e reja dita-ditës në takimet që ben teksa shkruan: ‘Betejës historike të 25 prillit në këtë bashki, do t’i prijë kryetari i ri i FRPD Kamëz Armir Zere dhe të rinjtë e të rejat demokratë, që do kërkojnë të jenë për Kamzën, ndryshimi që duan të shohin”.
“Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill! Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!”-shkruan Këlliçi.
Ndërkohë në nga Belind Këllici është njoftuar dhe zgjedhja e të tjerë krerëve teksa shkruan: ” Kryetari i ri Edlir Hidri në Pezë, do të punojnë çdo ditë që Peza, Vaqarri dhe Ndroqi mos të kujtohen vetëm për të shkuarën, por të kenë edhe të ardhme.
Në krye të FRPD Njësia 8 në kryeqytet, do të jetë Aida Qoqja. Shumë i lumtur që një vajzë e mençur dhe energjike si Aida do të jetë kontribuese në organizimin e madh opozitar të Tiranës. Do të punojmë bashkë për t’i dhënë forcë e shpresë kryeqytetasve, të cilëve po u mohohet edhe drita e diellit nga Veliaj dhe idhujt e tij prej betoni.  Me të rinjtë demokratë dhe kryetarin e tyre të ri të FRPD Stelian Sako, po i hapim rrugë përbashkimit të madh kundër flamës 8-vjeçare që boshatisi vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular