BallinaBotaFESTAT/Thirrja e fortë e OBSH: Shmangni grumbullimet, ja masat që ka marrë...

FESTAT/Thirrja e fortë e OBSH: Shmangni grumbullimet, ja masat që ka marrë Spanja dhe Gjermania: Pezullohet shitja e…

Rastet e infektimit me koronavirus në të gjithë botën po i afrohen 60 milion, ndërsa viktimat pothuajse llogariten 1 milion e 400 mijë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të prekurat, me gati 12 milion e gjysmë infeksione dhe 260 mijë vdekje, me një rekord javor të viktimave prej 10 mijë. Më pas SHBA ndiqet nga India dhe Brazili. Ndërsa në kontinentin Evropian, numri më i lartë i rasteve është në Francë, i ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Sa i përket numrit të vdekjeve, Anglia është në situatë më të rëndë me mbi 55 mijë vdekje.

“Shmangni festimet familjare të Krishtlindjeve”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shmangia e festimeve familjare do të ishte “arma më e sigurt” gjatë Krishtlindjeve. OBSH këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi “me zero rrezik” për pushimet tradicionale gjatë pandemisë së koronavirusit.

Madrid, deri në 6 persona mund të festojnë për Krishtlindje

Qeveria Spanjolle ka propozuar kufizimin e festimeve familjare dhe shoqërore në gjashtë persona gjatë Krishtlindjeve dhe një shtetrrethimi nga ora 1 deri në orën 6 të mëngjesit nga 24 deri në 31 Dhjetor.

Laenderi gjerman, Krishtlindje deri në 10 persona. Natën e Vitit të Ri pa fishekzjarrë

Ministrat-presidentë të Laender-it gjerman kanë gjetur një marrëveshje për masat e kontrollit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Nga 23 dhjetor deri më 1 janar do të jetë e mundur të takohen familje ose individë, duke formuar një grup jo më shumë se 10 persona.

Këto parashikohen në draftin e dokumentit që do të diskutohet të Mërkurën në një takim me Kancelaren Angela Merkel. Ku kërkohet gjithashtu edhe që njerëzit të respektojnë një karantinë të vetë-imponuar në shtëpi, nëse është e mundur, para sezonit të festave, në mënyrë që të minimizohet rreziku i infektimit.

Sa i përket fishekzjarrëve në prag të Vitit të Ri, marrëveshja midis Laender e udhëhequr nga CDU/Csu dhe atyre të drejtuara nga Spd, kjo e fundit në favor të ndalimit të plotë të fishekzjarreve, parashikon ndalimin e shfaqjeve publike të fishekzjarreve, në shesh, për të shmangur rrezikun e tubimeve potencialisht të rrezikshme. Kështu shitja e fishekzjarrëve nuk do të pezullohet në Gjermani./ La Repubblica

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular