BallinaKryesoreLe t’i japim qeverisë përgjegjësitë që i takojnë

Le t’i japim qeverisë përgjegjësitë që i takojnë

Eshtë bërë gati si sakrilegj, të nxjerrësh një denoncim, të qash një hall, apo më keq të akuzosh qeverinë për menaxhimin e pandemisë, a thua se je duke blasfemuar një vend të shenjtë dhe se po fole, ndihmon Covidin.

Qeveria ka bërë gjithçka, dhe ka shpenzuar maksimumin e energjive të saj pikërisht në këtë drejtim, që kushdo që ngre zërin, nuk pajtohet, apo ka një kritikë, ta shpallë aleat me virusin.

Një turp i madh ky, po kush e ka gajlen për këtë.

Puna është se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Në një takim që Lulzim Basha pati sot me disa mjekë, edhe pse pa shumë zhurmë, pa britma, e pa regji spektakolare, dolën në pah disa realitete që tregojnë me gisht nga qeveria.

Dhe duhet ti japim qeverisë, atë që i takon qeverisë, sa i përket përgjegjësisë. Kush nuk e bën këtë, nuk ndihmon aspak, përkundrazi.

Mjekët sot thanë se situata ku jemi sot, kriza e pothuaj kolapsit, ka ardhur për disa arsye. Por më kryesoret, renditen mungesa e testimeve, dhe mosfunksionimi i spitaleve rajonale, çka ka çuar në mbingarkesë të infektivit dhe qendrave të tjera covid në Tiranë.

Tek të dy këto argumenta, është e shtrirë e plotë, në formë dhe përmasa, dora e qeverisë. Sepse ka të bëjë me politikat. Ka të bëjë me masat që ajo merr, jo vetëm në valën e parë, po veçanërisht në valën e dytë, që dihej se do të vinte në vjeshtë.

Mjekët sot thanë se numri i të prekurve dhe i fataliteteve është më i lartë nga sa deklarohet. Dhe këtu, është dora direkte e qeverisë.

Ata që folën sot, nuk ishin të famshëm, nuk ishin si këta celebrity-mjekët që i shohim çdo natë në ekran, të gatshëm për të sulmuar kryetarin e opozitës sa herë i lypset Ramës, por ishin njerëz normalë, në punë, në vijën e parë dhe njohës të mirë të problemit.

Vetëm një zot e di, se si Edi Rama ka menduar se do ta kalonte këtë situatë me propagandë, duke demonizuar kundërshtarët, dhe duke mohuar gjendjen.

Kujt i intereson gënjeshtra në këtë rast, kujt i shërben ideja që çdo gjë është në normalitet dhe nën kontroll. Askujt tjetër, pos atyre që po vijojnë të bëjnë biznes e të pasurohen edhe këto ditë të vështira për vendin.

Ajo çka mund të bënte një qeveri e përgjegjshme është, të orientonte maksimumin e buxhetit, të aseteve, të mjeteve, të gjithçkaje që ka në dorë, në shërbim të pandemisë. Për të krijuar mundësi spitalore dhe për të asistuar të pamundurit që nuk përballojnë dot as ilaçet.

Vetëm pas kësaj, mund t’i lihej në kurriz gjithçka specialistëve, dhe perendisë në fund të fundit.

Eshtë e qartë, vjen nga goja e vetë mjekëve, se ka mungesa të shumta. E vetmja gjë me bollëk, janë gjobat që qeveria u vendos qytetarëve çdo ditë për mungesë maske, dhe fyerjet e epitetet për kritikët./ Mapo/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular