BallinaKryesoreShkencëtarët gjejnë prova të një “mega” përmbytje në Mars: Në Planetin e...

Shkencëtarët gjejnë prova të një “mega” përmbytje në Mars: Në Planetin e Kuq, dikur…

Përmbytje, me përmasa të paimagjinueshme, duhet të kenë ndodhur në planetin Mars, rreth katër vjet më patë, duke rritur mundësinë se jeta dikur ekzistonte në Planetin e Kuq.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Jackson, Universiteti Cornell dhe Universiteti i Havait kanë punuar me NASA për të ekzaminuar të dhënat e sedimenteve të kapura nga Curiosity Rover.

E quajtur si një ‘mega përmbytje e furishme’ nga shkencëtarët, ka të ngjarë të ishte shkaktuar nga një asteroid ose kometë që goditi planetin, duke ngrohur dhe duke shkrirë akullin e ruajtur në sipërfaqen e Marsit.

Shkencëtarët gjejnë prova të një “mega”

Uji me thellësi 24 metra, u tërhoq nëpër krater me shpejtësi 32 metra në sekondë, duke lënë prapa valëzime gjigante që janë struktura treguese të njohura për shkencëtarët në Tokë.

Në Tokë ku uji është gjetur ‘ka jetë’, sipas bashkëautorit Alberto G. Fairen, dhe në Mars katër miliard vjet më parë mund të jetë zhvilluar jeta mikrobiale, tha ai.

Valëzimet e krijuara nga përmbytja, të njohura edhe si antiduna, janë deri në 30 metra të larta dhe të shtrira në një sipërfaqe rreth 450 metra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular