BallinaAktualitetShuhet nga Covid-19 mjeku i Spitalit të Dibrës, kolegët: Humbje e madhe...

Shuhet nga Covid-19 mjeku i Spitalit të Dibrës, kolegët: Humbje e madhe për të gjithë! Një jetë në shërbim të popullit!

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar. Ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm mjeku Ibrahim Kaziu, i cili shërbeu për dekada në Spitalin e Dibrës.

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga një mesazh në “Facebook” nga ky spital, ku thuhet se “Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi😢 Nje jete ne sherbim te popullit👨‍⚕️ Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular