BallinaAktualitetShuhet shkrimtari i njohur, mesazh prekës: Xhaxhi im, nuk munda të jepja...

Shuhet shkrimtari i njohur, mesazh prekës: Xhaxhi im, nuk munda të jepja…

Është ndarë nge jeta poeti dhe gazetari, Apostol Duka. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga mbesa e tij, deputetja e PDIU, Elena Duka Xhina.

“Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta”, shkruan ndër të tjera deputetja në mesazhin e saj.

Postimi i deputetes

Xhaxhai im më i dashur, rrënja jonë më e thellë, zgjodhe të largohesh heshtur, në betejën me një sëmundje të pashërueshme e në një kohë kaq të vështirë ! Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta, as të të mbaja dorën, pasi u largove pa bujë, ashtu siç jetove, fisnik, i hijshëm duke na lënë pas dritë nga drita jote, grimca të paharruara nga jeta jote…. Ti je aty, në çdo fletë libri të shkruar, në çdo varg që kullon sot dhimbje nga ikja jote… guri më i çmuar i gjerdanit tonë !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular