BallinaAktualitetVIDEO/Humbi të atin nga COVID, mesazhi i fortë i myftiut të Shkodrës:...

VIDEO/Humbi të atin nga COVID, mesazhi i fortë i myftiut të Shkodrës: Mos i lini pas dore prindërit

Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, është përcjellë në banesë e fundit, pasi humbi jetën si ka pasojë e infektimit me COVID.

Ai qëndroi dy javë i intubuar në Turqi, por nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.

Myftiu i Shkodrës përcolli një apel të fortë përpara të pranishmëve në ceremoninë fetare të organizuar në nderim të babait të tij.

Ai iu bëri thirrje fëmijevë të mos braktisin e lëndojne prindërit.

“Çdo gjë në këtë botë është kalimtare, e ka një përcaktim nga Zoti. Nuk ka dhimbje më të madhe sesa kur ndahesh prej prindit. Nëse duam të jemi shoqëri me vlera nuk duhet ta lëmë pas dore prindin. Nëse nuk i respektojmë prindërit sa i kemi, çfarë shoqërie do jemi”, tha ai.

Vetë myftiu i Shkodrës e fitoi betejën me koronavirusin.

Në ceremoni u pa një numër i lartë pjesëmarrësish, disa prej tyre edhe pa maska.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular