BallinaTe tjera1944/“Çlirimi” i Krujës me disa data

1944/“Çlirimi” i Krujës me disa data

Nga Kastriot Dervishi

Dëshmitë dokumentare rreth “çlirimit” të Krujës janë kontradiktore. Duke u nisur së pari nga datat. Midis dokumenteve të kohës dhe atyre të viteve të mëvonshme, jo vetëm shifrat janë të ndryshme, por as kronologjia e ngjarjeve nuk përputhet. Janë vrarë 7 partizanë, 6 të Brigadës së 1-rë dhe komisari politik i Batalionit të Matit, Mustafa Kaçaçi.

Në historikun e Brigadës së 1-rë, ngjarja vendoset më 4.9.1944 (është bërë një gabim, duke shkruar vitin si 1945). Përshkrimi është i mëposhtmi:

“Krahina e Matit u pastrua krejtësisht dhe pushteti demokratik është vënë në rregull. Këshillat kudo tregojnë zell për punë. Të gjithë batalionet zbresin për në Burrel, ku u mbajt një konferencë, foli komisari i brigadës ku u theksua rëndësia e punës…Këtu u prek rëndësia që kishte marrja e Krujës dhe sulmi filloi nëpër drejtimet e parapamë. Armiku deshi të rezistonte por sulmi jonë i bëri që të tmerrohet (dhe) u shpartallua duke ikur në panik të madh. Kruja qyteti historik u çlirua. Armiku pësoi 10 të vrarë dhe shumë të plagosur e robër. Qytetarët i pritën me entuziazëm. Armiku u përqendrua nëpër kazerma. Partizanët sulmuan armikun, vrasin 60 hitlerianë (40 thotë botimi i vitit 1971-shënim), (zënë) 50 robër, shumë pushkë automatike, revolverë, veshmbathje të panumërta. Ranë heroikisht 6 partizanë, ndërmjet tyre edhe shoku Sedat Babani, u vra duke u kacafytur me një gjerman. U plagosën dhe 5 të tjerë. Forca të tjera gjermane sulmojnë me artileri, por për së shpejti shpartallohen duke lënë 10 të vrarë. Asnjë humbje nga ana jonë. Forcat tona të nesërmen tërhiqen nga Kruja. Batalioni i 1-rë sulmon urën e Zezë. Lufta u bë e ashpër. Armiku la 30 të vrarë, shumë të plagosur. Ranë heroikisht 6 partizanë. Këshillat e rrethit të Krujës dhe të Matit ishin forcuar dhe tregonin shembuj të mirë.

Forcat e Abaz Kupit të ndjekura prej gjithë krahinave, të vendosur në Prezë ku do të mbaheshin prej bajonetave të Hitlerit, por më kot. Brigada e 1-rë sulmon këtu dhe pas një lufte të ashpër për disa orë, armiqtë shpartallohen dhe vihen në ikje. Batalioni i 2-të pret autokolonën gjermane në rrugën Tiranë-Shkodër, e cila mbrohej prej tanksash dhe autoblindash. Armiku la shumë të vrarë dhe të plagosur dhe pastaj autokolona ktheu për në Tiranë. U vra aksidentalisht komunisti Veis Beqo.

Në botimin e vitit 1971 thuhet: “Kruja ishte një nga bazat kryesore ku kishin mbetur akoma mjaft tradhtarë, me Abaz Kupin në krye, të cilët kishin marrë përsipër të mbronin qafën dhe shtigjet që çonin në qytet, ndërsa pushtuesit fashistë gjermanë kishin organizuar mbrojtjen në të. Por me gjithë masat e shumta për sigurimin dhe mbrojtjen e Krujës, armiqtë nuk mundën t’i shpëtonin goditjes dhe shkatërrimit të tyre përfundimtar. Detyra e marrjes së Krujës iu ngarkua Brigadës së 1-rë sulmuese, e cila u vu në lëvizje drejt qytetit më 7 shtator. Në marshim e sipër, forcat tona shpartalluan shpjet e pa ndonjë vështirësi të madhe më se 300 zogistë që ishin vendosur gjatë grykës së shkallës mbi Krujë. Në mbrëmje ato dolën në Barkanesh, në jug të qytetit. Natën, duke u gdhirë 8 shtatorit, 3 batalione të Brigadës së 1-rë u hodhën në sulm të furishëm mbi pushtuesit fashistë dhe tradhtarët. Pas një qëndrese të shkurtër, qindra xhandarë që mbroheshin në kalanë e qytetit, u asgjësuan dhe kalaja historike ra në duart e luftëtarëve tanë…Më 22 shtator, Kruja e Skënderbeut filloi të merrte frymë lirisht”.

Mirëpo për Krujën jepet edhe një datë tjetër. Me telegramin nr.11. datë 2.11.1944, Dali Ndreu njofton Enver Hoxhën: “Forcat e Brigadës 23 hynë në Krujë. Forca të Legalitetit që u gjendën brenda u shpartalluan të gjithë. Çerkezët dhe armenët që ndodheshin me ta, iu dorëzuan forcave tona…”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular