BallinaKronikeKrim në familje në Kukës, plagosi me thikë në krah motrën dhe...

Krim në familje në Kukës, plagosi me thikë në krah motrën dhe e dhunoi, pranga 32-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Kukës, ku një 32-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij dhe e ka dhunuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular