BallinaAktualitetRëndohet gjendja e Skënder Gegës, trajneri dërgohet në...

Rëndohet gjendja e Skënder Gegës, trajneri dërgohet në…

Skënder Gega po luan “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tij. Trajneri i Kukësit vijon të jetë i prekur nga COVID-19 por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në ditët e fundit. Pavarësisht se kishte simptoma të theksuara, Gega vendosi që të kurohej në shtëpi por gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mëngjesin e sotëm të udhëtojë drejtë Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë:

Kukesi

Komunikatë e Klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular