BallinaUncategorizedKush e ka kaluar Covid a ka nevojë për vaksinë? Ja pergjigjia...

Kush e ka kaluar Covid a ka nevojë për vaksinë? Ja pergjigjia e mjekut Sulçebe

Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë për vaksinën. Kështu u shpreh këtë të enjte mjeku Genc Sulçebe gjatë emisionit “Opinion” sipas të cilit këta persona kanë antitrupa dhe kjo vërteton që janë imunë ndaj sëmundjes.

“Nga momenti i vaksinimit të dozës së parë duhet të presim minimumi 2 muaj që ne të konsiderohemi të mbrojtur. Duhet të kemi parasysh që personat që e kanë kaluar infeksionin dhe që kanë antitrupa nuk kanë nevojë të bëjnë vaksinën. Ka shumë njerëz që pa e ditur janë imunizuar, kanë antitrupa. Është mirë që ata të bëjnë serologjikun. Nuk ka nevojë që të bëjnë vaksinën. Vaksinimin e bëjmë që të krijojmë imunitet dhe ky imunitet vërtetohet nëpërmjet antitrupave. Nëse vërtetohen antitrupat do të thotë që jemi imunë”.

Sipas mjekut, antitrupat, shkencërisht mbrojnë deri në 6 muaj, por ato mund të zgjasin edhe më shumë se 2 vite. Megjithatë, Sulçebe tha se nuk janë vetëm antitrupat që mbrojnë sistemin imunitar, por nga mbrapa qëndron një tjetër ushtri me qeliza.

“Shkencërisht thuhet se antitrupat mbrojnë të paktën 6 muaj, por normalisht duhet të mbrojnë më tepër se 2 vjet. Antitrupat janë vetëm maja e ajsbergut të mbrojtjes imunitare. Mbrapa antitrupave qëndrojnë një ushtri qelizash që janë qeliza kujtesë dhe që janë gati për t’u nxitur ndaj çdo ngacmimi që vjen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular