BallinaKronikePërplasje e përgjakshme në burgun grek/4 të dënuar bëjnë për spital shqiptarin

Përplasje e përgjakshme në burgun grek/4 të dënuar bëjnë për spital shqiptarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun Domokou në Greqi, pasi pesë persona u përfshinë në një përplasje.

Sipas informacioneve, 4 të dënuar sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore, raportojnë mediat greke.

Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular