BallinaSportReali ‘lë jashtë’ Europës Interin, Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë përballë Liverpool...

Reali ‘lë jashtë’ Europës Interin, Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë përballë Liverpool (REZULTATET)

Mungesat e Karim Benzema dhe Sergio Ramos nuk ishin aspak problem për Real Madrid, që sigloi fitoren e dytë radhazi përballë Interit.

Spanjollët mposhtën zikaltërit 2-0 në transfertë dhe tashmë ia bëjnë një mision të pamundur italianëve në rrugëtimin europian në Champions League.

Hazard dhe një autogol i Hakimi vendosën sfidën, me Real Madrid (7 pikë) që tashmë vihet pas Monchengladbach-ut kryesues që numëron një pikë më shumë. Ndërkohë Inter duhet të bëj mrekullinë në 2 sfidat e radhës për të siguruar edhe vendin e tretë në grup që të dërgon në Europa League.

Grupi A: Bayern Munich regjistroi fitoren e katërt në kaq ndeshje. Fitorja 3-1 ndaj Salzburg i dha një biletë për më tej gjermanëve, që janë edhe kampionët në fuqi. Atletico Madrid ngeci 0-0 përballë Lokomotiv Moskë, me misionin kualifikim që komplikohet disi, pasi ka 2 pikë më shumë se rusët dhe 4 pikë larg Salzburgut.

Grupi C: Manchester City me hap kampioni. Anglezët mposhtën 0-1 Olympiacos në Pire falë golit të Foden dhe tashmë vendi i parë në grup është thuajse i hipotekuar. Fitore e kartona të kuq për Porton, që mposhti 2-0 Marsejën dhe është një hap larg kualifikimit në 1/16-at e Champions.

Grupi D: Supriza erdhi nga Evertoni, aty ku Atalanta befasoi Liverpool-in, teksa fitoi 2-0. Iliçiç e Gosens shënuan për italianët, për të cilët në fushë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshitit. Ajax shkatërroi 3-1 Midjuland, çka hap llogaritë e grupit. Liverpool ka 9 pikë, ndjekur nga Ajax kundërshtari i tyre i radhës dhe Atalanta me 7 pikë, ndërsa Midjuland i jep fund eksperiencës europiane pasi ka 0 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular