BallinaAktualitetRrëfimi prekës i Ramush Haradinajt: Si më sulmuan serbët shtëpinë dhe më...

Rrëfimi prekës i Ramush Haradinajt: Si më sulmuan serbët shtëpinë dhe më vranë vëllanë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një rrëfim prekës teksa ka folur për plagët e marra në luftë, momentin e vrasjes së vëllait dhe sulmimit të shtëpisë nga serbët.

Kosova vazhdon të dëshmojë pafajësinë, ky është një filtër i radhës. Ne kemi kaluar disa filtra të drejtësisë dhe të ligjit. Vëllai im Shkëlzeni që ishte edhe krahu i djathtë i luftës për mua u vra më 16 prill 1999 në Maznik pikërisht duke provuar të ndaltë një depërtim, një ekspeditë të shthurur serbe tek disa familje që ishin të strehuar diku, i thonë një vendi, Velikobar, Bardhaniq, Velikobar. Ne nuk kishim mundësi me ndaluar atë ofensivë, prill 1999, por ai nuk mundi me pranu faktin mos me shkuar me dalë para asaj kolone, pa përgatitje paraprake, aty është vrarë Shkëlzeni dhe të tjerët, vetëm mos me lënë forcat me mbërritur te ato familje. E tillë është gjithë përvoja jonë.

Në 24 mars 1998 u sulmuam në shtëpi, në familje, ka qenë nëna, motra, fëmija vegjël, edhe jemi detyruar me u mbrojtur. Në aktakuzën time, hyrja është 24 mars 1998, pastaj shumica u bëheshin konspiracione, dy ngjarje në të njëjtën ditë, në 24 mars 1998 Serbia na sulmoi dhe në 24 mars 1999 ndodhën sulmet mbi serbët. Koincidencë, por ishte një vit luftë ballë për ballë, jo vetëm time personale. Kam qenë gjithë kohën në zonën  time të luftës dhe kurrë nuk jam fshehur dhe Serbia e dinte ku isha. Ditën që u sulmuam në shtëpi mora dy plagë. Që atë ditë, një vit të tërë me i bërë ballë asaj makineri lufte. Milloshevici i ka pasur duart e lira, nga bota, nga kushdo qoftë” tha Haradinaj në abc.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular