BallinaAktualitetSa mësues janë infektuar?/ Pyetja LIVE që vuri në siklet përfaqësuesit e...

Sa mësues janë infektuar?/ Pyetja LIVE që vuri në siklet përfaqësuesit e qeverisë

Kur vjen puna të shifrat e pandemisë, ka gjithmonë një problem për përfaqësuesit e qeverisë. Emisionin “Open” diskutohej këtë të mërkurë për shkollat dhe vendimin për të alternuar mësimin në klasë me atë online.

Por përfaqësuesit e qeverisë të ftuar në studio, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico dhe eksperti i shëndetësisë Gjergji Koja u vunë në siklet kur gazetarja Eni Vasili pyeti se sa është numri i mësuesve të infektuar nga covid në vend.

REPLIKAT:

Koja: Nuk e di. O ku di unë sa mësues janë të infektuar…

Vasili: Po si nuk e dini? Unë prandaj ju kam ftuar. Keni ardhur të papërgatitur.

Koja: Po, s’e di. O nuk e di. Të them kot tani.

Fico: Di t’ju them përqindjen e infektimit tek mjekët dhe…

Vasili: Zonja Fico shpjegojeni për ne. Sa mësues të infektuar kemi?

Fico: Nuk e kam tani në dorë.

Drejtorja e ISHP-së, njëkohësisht edhe pjesëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve nisi të kërkonte mes letrave që kishte përpara, por pasi nuk ia doli dot, u dorëzua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular