BallinaAktualitetArtan Hoxha: I afërmi im u shtrua në Infektiv, më pas nuk...

Artan Hoxha: I afërmi im u shtrua në Infektiv, më pas nuk e gjenim dot

Në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan Hoxha rrëfeu përvojën e tij me Covid-19. Hoxha tha se pas përkeqësimit të gjendjes u kurua në Reanimacionin e Spitalit Amerikan 3.

Ndërsa vlerësoi shërbimin në këtë spital, gazetari flet për një situatë krejt ndryshe në spitalet Covid.

“Mjeku i familjes është njeriu kryesor që mund të të dëgjojë. Kur isha në reaminacion ishin tre të sëmurë dhe dy infermierë. Unë nuk pata nevojë emergjente për oksigjen por pashë njerëzit që kishin nevojë pafund për oksigjen.

Kur je në atë vend gjëja e parë që të shkon në mendje dhe të rekomandojnë mjekët është relaksohu, mba kontakt me familjarët. Ky është problemi te spitali tjetër”, tha ia.

Hoxha më tej rrëfeu se një i afërm i tij u shtrua në spitalin Covid-1 dhe më pas humbi kontaktet me të. Për 24 orë ai thotë se nuk e dinin ku ishte.

“Kam shtruar një të afërm tim te spitali Covid-1, e dini që pas 24 orësh nuk e gjeja dot ku ishte. Nuk e gjenim dot ku ishte. Mjeku që e kishte kontrolluar thoshte nuk e di. Kam marrë të gjithë drejtuesit e spitalit dhe u ardhë është në morg apo e keni humbur.

Kemi nxjerrë të vdekurit nga varret dhe te Infektivi nuk e gjeja dot. Pas 24 orësh më thotë mjeku Arjan Harxhi më tha është te Covid-3 dhe jam detyruar ta nxjerr nga spitali. Nuk kishin ambulancë. Është ndryshe propaganda që bëhet dhe ndryshe shërbimi që jepet. U detyrua që i afërmi im të blejë dy pajisje oksigjeni, njëra 1500 eruo dhe tjera 800, edhe pse thonë mjekët që nuk duhen, i blejnë nga halli. Pacientëve u duhet një mundësi komunikimi. Po ke ndonjë mik ke telefon, po nuk ke, s’ke as telefon”, tha gazetari.

Hoxha theksoi se është shumë e rëndësishme që pacientëve të mos u mungojë komunikimi me të afërmit.

“Ne jemi në përmasat e rritjes së sëmundjes. Me ftohjen e motit, pandemia do të ketë problematikë të shtuar. A do kemi mundësi të përballojmë fluksin ë spitale? Mjekët të na bëjnë të qartë, siç tha Italia, në një moment ngritën duart lart. Është e kotë të thuash që kemi edhe 20 shtretër bosh”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular