BallinaAktualitetFamilja 11 anëtarëshe në Porto Romano jeton në kontejnerin e dhuruar nga...

Familja 11 anëtarëshe në Porto Romano jeton në kontejnerin e dhuruar nga kisha. Zv/ministri: Edhe çfarë? Ka njerëz që…

Familja disa anëtarëshe Përgega në Porto Romano jeton prej muajsh në një kontejner pas tërmeti dramatik të një viti më parë.

Dile Përgega, pjesëtare e familjes së dëmtuar nga tërmeti tha se kontenierin ua ka sjellë Kisha dhe qeveria u ka sjellë vetëm ndonjë ndihmë.

“Shtëpia gjendet mes gërmadhash, kantier ndërtimi mes shufrash hekuri, familjes i është dhuruar një kontenier i veshur nga qese plastamsi. Një pjesë e anëtarëve është larguar drejt vendlindjes në Pukë. Në kontenier ka krevate marinarë , e krijuar e rregulluar nga ata. Bona letrat për shtëpinë, e panë e nxorën të pabanueshme më pas të banueshme, i morra ato 5 milionë lekë dhe nisëm që ta restauronim. Filluam e na ra soleta, në gusht. Më pas i hoqëm e filluam duke punuar aty. Askush nuk na ka ndihmuar. Kontenierin na e sollën murgeshat, qeveria na ka sjellë naj ndihmë ushqimore. Kam kërkuar ndihmë kam folur, ka ardhur Ferdinand Xhaferri, më ka sjellë një makinë. Kanë punuar çunat, kanë blerë hekur, lidhur me plastmas për këtë. Burri, kunati dhe vajza kanë ikë në malësi”, tha ajo në emisionin “Open”.

Pas kësaj deklarate, zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli tha se kishte edhe më keq që jetonin në çadra.

Artan Shkreli: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se këta që jetojnë në kontenier. Ka njerëz që jetojnë vetë në çadra dhe marrin bonus qiraje.

Eni Vasili: Epo ja dha Kisha kontenierin jo ju.

Shkreli: Po problemi i tyre…

Soko: Si problemi i tyre çfarë thoni kështu?!

Shkreli: Ne përgëzojmë kishën dhe kush e zgjidh me orivat bravo i qoftë, kush e zgjidh me shtetin e zgjidh me shtetin. Ne falenderojmë kishën. Njerëz që nuk kanë marrë kontenier nga kisha nuk janë në rrugë.

Shtëpia gjendet mes gërmadhash, kantier ndërtimi mes shufrash hekuri, familjes i është dhuruar një kontenier i veshur nga qese plastamsi. Një pjesë e anëtarëve është larguar drejt vendlindjes në Pukë. Në kontenier ka krevate marinarë , e krijuar e rregulluar nga ata”, tha Anila Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular