BallinaSocialeMbahet tryeza e rrumbullakët "Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Shqipëri,...

Mbahet tryeza e rrumbullakët “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Shqipëri, duke iu afruar standarteve Europiane”

Të  martë, me datë 24 nëntor u zhvillua në Hotel Rogner tavolina e rrumbullakët me temë: “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Shqipëri, duke iu afruar standarteve Europiane”.

Në aktivitetin ku morën pjesë shumë grupe interesi, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore si autoriteti përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore në vend, prezantoi nëj paketë të re ligjore në përputhje të plotë me kërkesat e BE-së dhe sikurse Znj. Gerta Lubonja, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë deklaroi: “rezultate shumë të dukshme mund të arrihen nëpërmjet punës së përbashkët dhe bashkëpunimit të dedikuar. Ndaj është shumë themelore që ne ta përballojmë sëbashku sfidën e përafrimit të kërkesave të legjislacionit të BE-së për ujin pasi përbën një element kritik të pikënisjes në procesin e integrimit europian’’ 

Përgatitja e legjislacionit të ri për menaxhimin e burimeve ujore u bë e mundur me mbështetjen e ofruar për zhvillimin e reformës në sektorin e ujit nëpërmjet projektit ‘’Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, dhe që zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Ambasadori Austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner nënvizoi se Austria e konsideron Shqipërinë një partner të afërt dhe mik. ‘’Ne mbështesim fort procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe menaxhimi i integruar i ujit mbetet një fushë prioritare për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim. Prezenca e partnerëve dhe institucioneve të ndryshme në këtë takim tregon që ka një dëshirë të fortë për të punuar bashkë në menaxhimin e ujit si një elemekt kyç i kapitullit 27 të procesit të integrimit në BE, pëfshirë edhe reformat e nevojshme’’, tha ai.

Dialogu dhe bashkëpunimi ndër-institucional gjithashtu u theksuan nga Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit të BE-së në Shqipëri.  “ky diskutim ndër-institucional është vetëm fillimi dhe faza e konsultimit mbi procesin e përafrimit dhe zbatimit është shumë sfiduese dhe kërkuese. Por ju mund të besoni në mbështetjen tonë drejt një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore!’’ 

Për të garantuar një menaxhim të integruar efektiv të burimeve ujore në vend në linjë me standartet e BE-së, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme merr një rëndësi të lartë. Në nivel qëndror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë palët kryesore të bashkëpunimit me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Znj. Ornela Çuçi, Zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se ‘’ne jemi shumë krenar për arritjet pozitive në lidhje me sektorin e mjedisin si një përgjigje zyrtare ndaj Rekomandimeve të Progres Raportit të BE-së për Kapitullin 27. Sëbashku me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore ne kemi gjetur mënyrën e komunikimit dhe të bashkëpunimit për të përdorur sëbashku kapacitet institucionale në dispozicion’’.  Z. Sokol Dedja, Zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme theksoi gjithashtu se ‘’synimi ynë është të garantojmë për qytetarët shqiptarë të njëjtat kushte mjedisore dhe të jetës si në vendet e BE-së. Rekomandimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Kapitulli 27 për mjedisin janë shumë sfiduese por dhe shumë të rëndësishme për procesin e integrimit’’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular