BallinaAktualitetFOTO/Gazment Koduzi: Tek COVID2 janë 6 ambulanca në rresht me pacientë që...

FOTO/Gazment Koduzi: Tek COVID2 janë 6 ambulanca në rresht me pacientë që presin shtrimin në spital

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka denoncuar situatën krijuar në Spitalin COVID 2, ku sipas tij, pacientë lihen duke pritur nëpër ambulanca.

Ndërsa ka publikuar edhe një foto, Koduzi shprehet se gjashtë ambulanca ishin rreshtuar para COVID2, ndërsa pacientët brenda tyre prisnin radhën për t’u shtruar në spital, pas përkeqësimit të simptomave të COVID.

“Po ndodh aktualisht ne Spitalin covid-2, ku janë 6 ambulanca ne rresht me paciente duke pritur shtrimin e tyre ne spital. Situata është kritike dhe i ka dale Rames jashtë kontrollit. Rama dhe tabori i tij thonë qe do hapin spitalet rajonale kur ta shikojnë te arsyeshme, por faktikisht Rama nuk ka asnjë plan. Hapini spitalet rajonale sa me shpejt, qe qytetaret te vijnë dhe mjekohen sa me shpejt kur kane nevoje. Mjaft me demagogji. Ditët e tij janë te numëruara, dhe qytetaret shqiptare meritojnë një qeveri qe mendon për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, thotë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular