BallinaUncategorizedArrestohet këngëtari i njohur grek, policia i gjeti në makinë...

Arrestohet këngëtari i njohur grek, policia i gjeti në makinë…

Policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis pasi u kap me një sasi droge dhe armë në makinë.

Pas kontrollit në makinë policia i gjeti një armë, rreth dy gram kokainë dhe një pajisje shkarkimi elektrike.

“Unë i kam për sigurinë time,” mësohet se i ka thënë Notis Sfakianakis, i cili ishte plotësisht bashkëpunues me policinë.

Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli – Elliniko, ku u zbulua se armën që ai zotëronte e kishte pa leje.

Artisti i njohur grek përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular