BallinaKryesoreKeni nevojë për një ristart në karrierën tuaj? Merr jetë nisma e...

Keni nevojë për një ristart në karrierën tuaj? Merr jetë nisma e Grida Dumës ‘Mos Prit’

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka njoftuar se projekti i saj “Mos Prit” u jetëzua duke respektuar protokollin anti-Covid.

Ajo ftoi të gjithë ata që kanë nevojë për një ristart në karrierën e tyre, që të bëhen pjesë e takimeve ndërvepruese për të shkëmbyer bashkë me të mendime dhe përvoja karriere.

“Statusi i sotëm është një moment i veçantë për mua dhe për shumë e shumë nga ju, që keni qenë dhe jeni shtysa më e fortë e projektit “Mos Prit”.

Muaj më parë, duke ju përgjigjur mesazheve të gjata tuajat, shpalosëm “Mos Prit” Tako Karrierën.

Aplikimet tuaja për pjesëmarrje kaluan parashikimet tona; 7231 të tilla.

Ishte gjendja e jashtëzakonshme e mbylljes pandemike që pamundësoi nisjen e kësaj platforme fizikisht.

Por ishit sërish ju, shumë e shumë nga ju, që më shkruanit.

Kjo nisje respektoi kushtet e kufizuara dhe ka mirëkuptimin e atyre qindrave që ngulmuan po nuk mund të sillnim në sallë në kushte të tilla, veç dhjetë aplikantëve më insistues.

“Mos Prit” u realizua nga një staf i rrallë profesionistësh, e i dedikohet atyre që nuk presin as inercinë e kohës, as “përkëdhelinë” e shansit për tu aftësuar,” shkruan Duma në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular